Xhiro e Italisë zhvilli dje etapën e 15-të, Fiume Veneto–Asiago (219 km), një garë që pa të triumfonte spanjollin Carlos Verona.
Çiklisti i Lidl-Trek fitoi i shkëputur me 22 sekonda nga gjermani Florian Stork (Tudor). Për sa i përket fanellës rozë, meksikani Isaac Del Toro (UAE) është gjithnjë e më shumë lider, duke kryesuar me +1:20 nga Simon Yates (Visma).
Sot do të jetë ditë pushimi, ndërsa nesër do zhvillohet etapa e 16- të, Piazzola-San Valentino (203 km), garë e fortë malore.
