Milani zyrtarizoi këtë të hënë Igli Taren si drejtor sportiv. Administratori i deleguar Giorgio Furlani vlerësoi në maksimum Taren dhe u shpreh besimplotë për arritjet në të ardhmen.

“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Tare në familjen kuqezi. Zgjedhja e duhur për të nisur nga: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një njohuri solide të futbollit italian.

Kjo është figura ideale për të rinisur, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb