Në takimin e mbajtur me deputetë dhe anëtarë të qeverisë, kreu i PS Edi Rama ka theksuar se fitoret në zgjedhje janë të domosdoshme për realizimin e një misioni historik: transformimi i Shqipërisë dhe anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
Rama theksoi se për të përmbushur këtë vizion, është e nevojshme një punë e madhe me vetveten dhe brenda radhëve të partisë.
“Na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë.
Përsëri këtë herë, duhet ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet,” u shpreh ai.
Edi Rama: Për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi. Për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin e shëndetësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin e atdheut dhe për të bërë histori me anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.
Na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë. Përsëri këtë herë, duhet ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet. Na duhet mirëkuptim brenda nesh për të kuptuar e më pas për të na kuptuar. Për ta përdorur mandatin e katërt së pari si fuqi vetëkorrigjuese. Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar.
(BalkanWeb)
