Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Log. në News24, pohoi se nuk është problemi i sistemit zgjedhor apo kodit, por shfrytëzimi i aseteve shtetërore nga partia në pushtet, që bëri të mundur fitoren.

Koka kujtoi këtu sjelljen e PS para se të vinte në pushtet, kur bënte grevë urie me nismën: Hap kutitë ose largohu! Gazetari Koka gjithashtu solli në vëmendjen edhe raportin e OSBE/ODIHR.

“Nuk e bëj debatin te kodi. Mekanizmi është tjetër çështje. Kush e çon tani debatin te sistemi, është jashtë aktualitetit. Tani vëmendja është te raporti i OSBE, te zgjedhjet e lira apo jo. Kujtoj që 14-15 vite më parë Gjiknuri mbante grevë urie: Hap kutitë ose largohu! Imagjinoni se çfarë ndodh sot…

Nuk gjykoj fituesin, por mënyrën se si e fitoi. Kur lexon me detaje raportin, sheh që PS shfrytëzoi të gjitha asetet shtetërore, presion me administratët për të shkuar te 11 Maji. Pastaj fenomeni me bandat kriminale, e denoncuar nga opozita shumë herët. Nuk i bëj gjyq atyre që bënë kodin, qoftë edhe Gjiknurin. PS është përgjegjëse për zgjedhjet, jo sistemin zgjedhor”- u shpreh Koka.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb