Partizani është kthy er për Europën. Klu bi i kuq kishte caktuar mesditën e djeshme si momentin e ritakimit, me trajnerin Gega që në orën 12:00 i kishte të gjithë lojtarët përpara, për t’i bërë një analizë asaj që ka ndodhur dhe qëllimeve të së ardhmes.

Të kuqtë, pas afro dy javësh pushim, nisin kështu përgatitjet për fushatën e ndeshjeve të Ligës së Konferencës, ku e nisin nga turi i parë.

TAKIMI – Dje nuk ka pasur stërvitje, por vetëm një takim në formën e një mbledhjeje, të zhvilluar në ambientet e klubit me trajnerin Gega dhe drejtorët Haxhia e Abilaliaj, ku përmes një fjale të secilit, drejtuesit kanë kërkuar angazhim maksimal nga ekipi dhe që në ndeshjet e Europës të shkojnë me objektivin për të kaluar sa më shumë raunde, me qëllim suksesin, por edhe sjelljen e të ardhurave në arkat e klubit. Këto padyshim shoqërohen edhe nga bonuse të parashikuara në kontratën e secilit prej lojtarëve.

PREZENCA – Në takimin e parë për sezonin e ri 2025- 2026 në klub një pjesë e lojtarëve nuk kanë qenë të pranishëm. Taipi, Domgjoni dhe Eleke, të cilëve u ka skaduar kontrata, nuk janë paraqitur dhe vetëm në ditët në vijim pritet, që ndoshta të kthehen për një takim të fundit me ekipin. Burime për gazetën bëjnë me dije se në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë i pranishëm as Bintsuka, që gjithashtu mbyll kontratën me klubin e kuq në fillim të muajit tjetër. Gjithsesi, nga sa bëhet me dije, kongolezi pritet që të vijë në ditët në vazhdim në Tiranë, kur edhe do të vuloset përfundimisht e ardhmja e tij. Kanë munguar gjithashtu edhe Vujnoviç dhe Podstrelov, dy lojtarë, që janë nxjerrë jashtë planeve nga stafi dhe me shumë mundësi do të largohen përmes një marrëveshjeje me dypalëshe me klubin, pasi kanë kontrata aktive. Mungesë e paparashikuar ditën e djeshme ishte Osmanllari, që të lë dyshime të forta për një ndarje të mundshme me klubin.

NIS PUNA – Sot, trajneri Gega nis zyrtarisht punën me ekipin për sezonin e ri. Skuadra pritet të zbarkojë në stërvitje për një seancë të përqendruar plotësisht në aspektin fizik, me qëllim rikthimin gradual të ekipit në formën e duhur. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me fazën përgatitore, që zakonisht është zhvilluar jashtë vendit, por deri më tani nuk ka asnjë zë në lidhje me diçka të tillë.

Screenshot 2025-05-26 203410

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb