Në studion e “Vila24” ishte e ftuar astrologia Elena Demollari e cila ka treguar parashikimin e letrave tarot për muajin qershor për shenjat e zodiakut.
Ja cilët janë ato:
Dashi: Dashi nuk duhet që ti bëjë gjërat me sy mbyllur se nuk do e kuptojë se cfarë po ndodh prapa tyre. Nëse janë në një situatë të vështirë do i sheshojnë gjërat pak e nga pak. Ata do kujtojnë fëmijërinë dhe lidhjen e tyre dhe dikush do i kërkojë të falur nëse janë në një lidhje dashurie. Do korrin sukses dhe do marrin një diplomë master por duhet të kenë kujdes nga shoqëritë fallco.
Do rilindi dicka e re , dhe në përgjithësi do jenë mirë. Gjithashtu edhe nga shëndeti do të jenë mirë. Nga ana financiare do të jenë pak të lëkundur por në fund do stabilizohen.
Demi: Për shenjën e demit në muajin qershor mund të jetë pak errësirë në lidhje me punën dashurinë, dhe fatin. Duhet të kenë kujdes nga gënjeshtrat dhe manipulimet, dhe mund të kenë edhe probleme mentale.
Binjakët: Do kenë udhëtime të gjata dhe një ngritje financiare dhe nuk do ketë probleme shëndetësore dhe mos të dëgjojnë fjalët e tjerëve.
Gaforrja : I pëlqen profesioni që kanë. Do të gjejnë një qetësi shpirtërore dhe do kapin mirësinë e tyre. Saturni do ti japi pak cekuilibrim rreth botës së tyre për të mos marrë shumë opinioni pasi do kenë edhe opinione negative dhe pozitive. Do të kenë udhëtime të gjata pune por shikoj se gaforret në muajin qershor do të jenë mirë dhe për muajin qershor do jenë mirë.
Luani: Luani do përballet me probleme shëndetësore.Ato në të kaluarën janë përballur me aksidente spitale sëmundje dhe mund të kenë pasur edhe vdekje. Luani duhet të kenë kujdes dhe duhet të shkojnë të bëjnë një vizitë.Gjithashtu edhe nëse kanë ndonjë biznes, mund të jenë në prag të falimentimit. Dikush mund t’i ketë prishur planet, por do të kenë edhe lajme të mira si shtatzëni dhe energji pozitive.
Virgjëresha: Virgjëresha ka kaluar situata të vështira dhe pengesa por do t’i kalojnë me sukses. Kontrata pune , dokumenta duhet që të konsultohen me një avokat. Do të kenë edhe një ngritje financiare dhe nga shëndeti do të jenë mirë. Do të kenë nisma dhe prespektiva të reja dhe do të ecin përpara përmes Uranit dhe do të fillojnë nga fillimi dicka të re.
Peshorja: Për momentin shenja e Peshores i ka gjërat e ngrira, por universi do t’i japë dicka pozitive. Fillimet e reja dhe një dritë jeshile dhe do ecin përpara. Gjithashtu ato do përballen me persona të cilët janë të lëkundur në mendimet e tyre dhe do i japin një shanc për t’i ndihmuar. Do të marrin një lajm të mirë dhe një të hidhur, do të dëgjojnë për një shtatzëni dhe nëse kan patur një mërzitje në lidhje me biznesin e tyre gjërat do të zgjidhen me kreativitet. Në lidhje me shëndetin do të jenë mirë dhe me financën do të kenë një ngritje dhe do të jenë të stabilizuar.
Akrepi: Shenja e Akrepit do të ketë shumë thashetheme dhe dëshirat, por dicka e re do të vijë. Mund të kenë biznesin e tyre dhe një takim të rastësishëm me ish-partnerin ose partneren dhe mund të kenë një rikthim. Në biznesin e tyre mund të kenë pak konflikte dhe nga ana financiare do të jenë të kompletuar. Do të kenë edhe një komunikim me universin dhe cdo gjë do i eci mbarë, dhe nga ana shpirtërore do të gjejnë paqe dhe nuk do kenë probleme shëndetësore. Muaji qershor do të jetë pozitiv për ata.
Shigjetari: Muaji qershor për shenjën e shigjetarit do të ketë një rënie psikologjike në lidhje me biznesin e tyre, por do të kapin situatën në dorë. Do marrin një diplomë master dhe në punën e tyre do të korrin sukses por duhet të kenë kujdes nga shoqëritë fallco. Duhet të ecin përpara dhe mos ta kthejnë kokën prapa.Nëse kanë një cështje ligjore duhet të konsultohen me një avokat. Do të kenë një ngritje financiare dhe nuk shikoj probleme me shëndetin. Në përgjithësi do jenë mirë.
Bricjapi: Bricjapi ka pasur një divorc ose ndarje në jetën e tyre . Duhet të kenë kujdes nga personat të cilët nuk shikojnë drejtimin e tyre dhe duhet të kenë kujdes nga manipulimet. Gjithashtu do të kenë një ngritje ekonomike dhe nuk shikoj probleme me shëndetin. Fati do të jetë në anën e tyre.
Ujori: Shenja e Ujorit do të ketë disa probleme shëndetësore, dhe duhet të bëjë disa vizita. Janë në kërkim të një drite , dhe duhet të ketë kujdes sepse rrethohet nga disa persona xhelozë.
Do të ketë udhëtime, ngritje ekonomike dhe do të krjojë një partneritet me dikë në lidhje me një biznes.
Peshqit: Shenja e peshqeve do ta fillojnë muajin qershor me kontrata, dhe do të jenë të sigurt për vedimet që do marrin në bizneset e tyre .Do bëjnë udhëtime të gjata, nga shëndeti do të jenë mirë .
Gjithashtu do ketë edhe ngritje financiare dhe do t’i eci mbarë në punë dhe në dashuri.
(BalkanWeb)
