Dhëndri i kreut të PD Sali Berisha, Jamarbër Malltezi i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për të revokuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që është vendosur ndaj tij.

Avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.

Ata kërkojnë që klienti i tyre të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e justifikuar në këtë fazë të procesit.

Vendimi për këtë kërkesë pritet të merret nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë në ditët në vijim.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb