Artan Jazxhi është një dëshirë e trajnerit Martini për Vllazninë. Tekniku i kuqebluve i njeh mjaft mirë aftësitë e qendërmbrojtësit, që do të shtonte forcat në repartin ku shfaqet më tepër nevojë.

23-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij te Teuta, ndërsa tashmë mund të firmosë me rivalët e Vllaznisë. Lëvizje kjo e raportuar nga “Shkodra Sport”, që do të blindonte mbrojtjen e shkodranëve pas akordit me Arsid Krujën.

“Panorama Sport” zbuloi se pritet vetëm firma nën kontratë për mbrojtësin e krahut të djathtë. Kështu Martini po kujdeset që në skuadrën e tij të ketë elementë me të cilët ka punuar më parë.

Jazxhi ka plot 134 ndeshje me ekipin e parë të Teutës. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb