Së fundmi ka bërë bujë një episod në Itali, pas gjysmëfinales së playoff-it Primavera mes Romës dhe Fiorentinës.

Ish-lojtari i Romës, Nicolò Zaniolo, i cili tani aktivizohet në radhët e ekipit violë , thuhet se ka sulmuar dy lojtarë të Romës Primavera brenda dhomave të zhveshjes.

“AS Roma njofton se, pas përfundimit të ndeshjes së sotme, ndodhi një episod i pakëndshëm ku u përfshi lojtari Nicolò Zaniolo. Sipas asaj që është rindërtuar, lojtari ka hyrë në dhomën e zhveshjes së skuadrës Primavera pas përfundimit të ndeshjes dhe ka pasur një sjellje provokuese ndaj disa lojtarëve të akademisë verdhekuqe.

Gjatë konfrontimit, dy lojtarë të formacionit Primavera janë goditur fizikisht. AS Roma dënon me vendosmëri çdo formë sjelljeje agresive apo që nuk përputhet me vlerat e sportit”- shkruan Roma.

Për Zaniolon, shumë shpejt do të ketë sanksione, me mesfushorin që do marri ndëshkim nga Liga.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb