Anis Mehmeti është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Ai nuk u grumbullua nga trajneri Sylvinho, për sfidat kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Vlera e sulmuesit në treg është dyfishuar. Në “transfermarkt”,  nga 3.5 milionë euro, tani kushton jo pak por 7 milionë euro.

Sulmuesi i Bristol City luajti 44 ndeshje në Championship. 24-vjeçari realizoi 12 gola ndërsa dhuroi një asist. Për të, ky ishte edicioni i 3-të te Bristol City.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb