Ish-prokurori Besnik Muçi i ftuar në emisionin “Log.” në News24, u shpreh se mafia shqiptare ngjason me dy mafiat e njohura italiane Ndraghetan dhe Sacra Corona Unita.

Sipas Muçit, grupet kriminale shqiptare janë të organizuara dhe të sofistikuara. “Vlerësoj se prokuroria italiane këtë ka patur parasysh kur përmendi mafian shqiptare.

Ka vite që ka mafia shqiptare është e sofistikuar. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe është shqetësuese për shtetin shqiptar, është fakti që as prokuroria italiane nuk i besoi SPAK dhe asnjë prej këtyre 2 institucioneve nuk i besuan policisë shqiptare.”, tha ish-prokurori Besnik Muçi.

Besnik Muçi: Antimafia italiane fliste për grupet kriminale shqiptare si të ishin mafiat e njohura italiane. Mafia shqiptare është e njëjtë si ajo e Siçilisë. Krimi i organizuar shqiptar punon me 2 mafia të njohura italiane, Ndrageta dhe Sacra Corona Unita që punojnë në fusha të caktuara.

Vlerësoj se prokuroritë italiane këtë kanë parasysh kur përmendin mafian shqiptare.

Ka vite që ka mafie shqiptare të sofistikuar. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe është shqetësuese për shtetin shqiptar, është fakti që as prokuroria italiane nuk i besoi SPAK dhe asnjë prej këtyre 2 institucioneve nuk i besuan policisë shqiptare.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb