Shoferi i makinës që u përplas me tifozët gjatë paradës së fitores së Liverpoolit në Premier League është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje, tha policia. 53-vjeçari nga West Derby akuzohet gjithashtu për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe drejtim nën efektin e drogës .
Policia e Merseyside ka afat deri në mesditën e ditës së sotme për ta akuzuar ose për ta liruar.
Sipas autoriteteve, një Ford Galaxy shmangu një bllokim rrugor duke kaluar një ambulancë që po përgjigjej ndaj raportimeve për një qytetar që kishte pësuar atak në zemër, përpara se të përplasej me turmën. Kështu mendojnë ata se u anashkaluan barrikadat, duke rezultuar në plagosjen e 65 personave, përfshirë fëmijë.
“Kemi arrestuar një burrë 53-vjeçar nga West Derby me dyshimin për tentativë vrasjeje, drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe drejtim nën efektin e drogës ”, tha Kryeinspektorja Karen Jondrill e Policisë së Merseyside. “Ai është ende në paraburgim, ku po merret në pyetje.”
Incidenti i rëndë rezultoi në plagosjen e dhjetëra personave, ku 11 prej tyre janë ende të shtruar në spital. Siç raportoi zëvendësshefi i policisë Jenny Sims, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme dhe tregojnë shenja përmirësimi.
“Njëmbëdhjetë persona mbeten në spital për trajtim të mëtejshëm, por janë në gjendje të qëndrueshme dhe jam i kënaqur të them se duket se po shërohen mirë”, theksoi ai.
Sims vuri në dukje se më shumë se 50 persona u dërguan fillimisht në spital për trajtim pas incidentit dhe vlerësoi anëtarët e shërbimeve të urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të guximshëm.
“Dua të shpreh respektin për ndihmësit e parë të guximshëm që nxituan në vendngjarje”, tha ai. “Brenda pak sekondash nga incidenti tronditës, ata u futën me vrap në një situatë jashtëzakonisht të pasigurt dhe potencialisht të rrezikshme.”
Policia beson se shoferi i Ford Galaxy shfrytëzoi heqjen e përkohshme të bllokimit të rrugës, i cili ishte vendosur për të lejuar kalimin e një ambulance, dhe hyri në Rrugën Water.
“Besohet se shoferi i Ford Galaxy ishte në gjendje të ndiqte një ambulancë në Water Street kur bllokada u hoq përkohësisht për të lejuar ekipet të reagonin ndaj një incidenti arresti kardiak “, tha Sims.
Ajo shtoi se policia kishte marrë masa sigurie për shkak të një eventi të madh publik (festime për fitoren e Liverpoolit në Premier League), që përfshinte mbylljen e rrugëve për të mbrojtur këmbësorët dhe praninë e forcave të armatosura.
“Siç ndodh në ngjarjet e mëdha, ne kishim planifikuar skenarë alternativë në bashkëpunim me organizatorët, duke përfshirë bllokime rrugësh, për të siguruar sigurinë e publikut”, tha ai.
Policia përsëriti se nuk ka asnjë indikacion që incidenti të ketë lidhje me terrorizmin.
(A.A/BalkanWeb)
