Agim Ibraimi nuk është më drejtor sportiv i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi i futbollit njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me drejtorin sportiv Agim Ibraimi. Pas një viti bashkëpunim si bardh e blu, Ibraimi ndau sot rrugëtimin e tij më klubin, i cili i besoi edhe detyrën e parë menaxheriale.
E falenderojmë Ibraimin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruan Tirana.
Kujtojmë që Ibraimi mori detyrën në fund të majit.
