Pas vetëm një sezoni te Rangers në Skoci, Nedim Bajrami mund të rikthehet në Itali. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Sassuolo kërkon të rikthejë në skuadër futbollistin e kombëtares shqiptare.

Në bazë të asaj që shkruhet, klubi nga Reggio Emilia ka gati 2.1 milionë për të bindur Rangers që të lënë të lirë 26-vjeçarin.

Bajrami nuk ka zhvilluar një edicion aq të mirë, pasi në 28 ndeshje ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Nedim Bajrami ka kontratë me Rangers deri në vitin 2028.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb