Me zyrtarizimin e shpejtë të trajnerit, mund të thuhet se pritshmëritë e klubit këtë sezon janë të mëdha. Nëse vitin që lamë pas u mjaftuan me faktin që rivalizuan deri në fund për “Final 4” duke qenë debutues në elitë, sezoni i ri i gjen me objektiv të qartë për të qenë pjesë e Europës.

Për këtë arsye, do të nisë puna edhe për afrimin e lojtarëve cilësorë në merkato, në mënyrë që të jenë konkurrues deri në fund, edhe për faktin se tanimë e kanë krijuar një eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar.

Me nisjen e pushimeve, gazeta mëson se ata që praktikisht rrezikojnë më shumë të mbyllin bashkëpunimin me Elbasanin janë futbollistët që u mbaron kontrata në fund të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb