Tirana ka nisur dje punën në javën e fundit të përgatitjeve që do të zgjasë deri ditën e premte. Që në mëngjes, në “Skënder Halili” janë paraqitur tetë futbollistë nga ekipi i parë. Binte në sy se prej të huajve nuk ishte asnjë veç Luçiano Verës, ndërsa pjesa tjetër ishin lojtarë shqiptarë.
Nga tetë lojtarët e impenjuar prej ekipit të parë, dy prej tyre ishin portierë, ndërsa pjesa tjetër futbollistë që për shumë arsye nuk kanë luajtur. Prej titullarëve, në stërvitje ishin vetëm dy. Luçiano Vera dhe Edison Kola. Grupi mbushej nga Ismajli, Haxhiu, Meta dhe Bajroviç. Tre të parët që vinë nga dëmtimet, ndërsa Barjoviç, një zgjedhje që mbeti në stol.

TË RINJTË – Skuadra ishte plotësuar me futbollistë, të cilët vinin nga ekipi i dytë si dhe moshat e bardhebluve. Bëhet fjalë për lojtarë që mund të shërbejnë në të ardhmen, por që këto ditën kanë plotësuar numrin te stërvitja e Tiranës. Stërvitja ka qenë si fillim shkrydhje dhe më pas stërvitje teknike dhe lojë.
SHKËMBI STËRVITJE CIVIL – Ajo që ra më shumë në sy gjatë stërvitjes së djeshme, ishte veshja e Bledi Shkëmbit. Ai qëndroi civil gjatë gjithë stërvitjes dhe ndoqi përgatitjet e lojtarëve nga fillimi në fund. Stafi nga ana tjetër ishte i gjithi i veshur me uniformat e punës, ndërsa trajneri bënte kontrast. Në përgatitje ishte edhe drejtori Agim Ibraimi.
