Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të mërkurën se është eliminuar gjatë një sulmi nga IDF, kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar.
Reuters raporton se Mohammad Sinwar ishte një nga më të kërkuarit nga autoritetet e Tel Aviv dhe vëllai më i vogël i udhëheqësit të vrarë vitin e kaluar, Yahya Sinwar.
Mohammad Sinwar u ngrit në radhët e larta të grupit militant palestinez vitin e kaluar, pasi Izraeli ekzekutoi Yahya, gjatë luftës në Gaza.
Yahya Sinwar organizoi sulmin e tetorit 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën dhe më vonë u emërua udhëheqësi i përgjithshëm i grupit pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij Ismail Haniyeh në Iran.
(BalkanWeb)
