Gwangju FC, skuadra ku aktivizohet Jasir Asani barazoi 1-1 me kampionët në fuqi të Ulsan HD, në sfidën e vlefshme për xhiron e 16-të të kampionatit korean.
Sulmuesi kuqezi, Asani bëri një ndeshje mjaft të mirë, por përpjekjet e tij nuk u konkretizuan në gol.
“Një nga ato netët kur topi thjesht nuk donte të hynte në rrjetë. Ditë më të mira po vijnë”- shkruan ai pas ndeshjes.
