Së fundmi janë përhapur thashethemet për kalimin e mundshëm të Ronaldos të Flamengo. Pas 3 sezonesh te Al Nassr, ylli portugez do të ndërrojë mjedis, në kërkim të një aventure të re.

Për transferimin e mundshëm te Flamengo të Ronaldos, ka folur së fundmi drejtori sportiv i klubit brazilian Zhose Boto.

“Ne kemi objektiva shumë të qarta: duam të fitojmë kampionatin brazilian dhe kupat.

Do përpiqemi që të fitojmë gjithçka, nëse është e mundur. Kështu që ne nuk e shikojmë mirë ardhjen e një lojtari… Qoftë ai Cristiano apo dikush tjetër, vetëm për Kupën e Botës. Ne nuk mendojmë se kjo do të ketë një ndikim pozitiv.” – tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb