Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Charlemagne” për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen u nderua për kontributin e saj në forcimin e unitetit evropian, në një kohë kur Bashkimi Evropian përballet me sfida të mëdha, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, tensionet tregtare me SHBA-në dhe çështjet e sigurisë në kontinent.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Aachen, Gjermani, Mbreti Felipe VI i Spanjës e cilësoi von der Leyen si “mishërimin e shpirtit evropian”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb