Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi te monumenti i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), teksa shihet duke bërë shqiponjën me duar.

Diçka e tillë nuk është pritur mirë në Serbi, me këta të fundit që kanë reaguar në mënyrën e tyre. Mediat serbe e shohin këtë veprim të Adeyemit si një provokim të pastër, në prag të sfidës së “zjarrtë” kualifikuese të Botërorit (Shqipëri-Serbi, më 7 qershor).

Kujtojmë se Adeyemi është partneri i këngëtares Loredana.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb