Laerd Sadriu është prezantuar te Arges në Rumani. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut mbylli pas tre vitesh aventurën te Mura.
Arges pati sukses këtë sezon duke e mbyllur në vendin e parë në ligën e dytë rumune. Kështu 24-vjeçari dhe skuadra e tij do të luajnë sezonin e ardhshëm në elitë.
Postimi i Sadriut:
“Një kapitull i ri, një sfidë e re! Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kam nisur një aventurë të re në karrierën time, duke iu bashkuar një klubi të ri .
Ky është një hap i rëndësishëm për mua dhe mezi pres të jap më të mirën për fanellën e re, të rritem si lojtar dhe të kontribuoj në çdo ndeshje për suksesin e ekipit. Jam i motivuar dhe plot energji për gjithçka që na pret përpara”, shkruan Sadriu.
