Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili diskutoi për aktualitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit.  Ai tha se Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të thellë për rezultatin e zgjedhjeve.  Sipas tij PD duhet të krijonte një frymë , dhe të ishte e thjeshtë me njerëzit.

“Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të thellë pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjithashtu duhet të kriojnte frymë të  re dhe të ishte e thjeshtë me njerëzit”, tha ai.

Më tej Andoni shtoi se koalicioni PD-AMSH nuk e dha pritshmërinë e duhur dhe se Partia Socialisre aktualisht po merret me plane strategjike.

“Koalicioni i PD nuk e dha pritshmërinë e duhur. Dhe mund të them se PS po merret me shumë plane strategjike”, theksoi ai

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek mesazhi i ambasadës së SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit duke thënë se ambasada dha mesazhin më protokollar të mundshëm.

“Ambasada e SHBA-së dha mesazhin më protokollar të mundshëm dhe raportet lexohen ndryshe nga palët politike”, përfundoi Andoni

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: