Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot në një konferencë për mediat se nuk po përdor PD-në si mburojë për përballjen me drejtësinë, por se është në një mision për të mbrojtur votën e lirë të shqiptarëve.
“Po mbroj votën e humbur, çfarë po përdor unë këtu?”, u shpreh Berisha, duke shtuar se ky angazhim është më i rëndësishëm për të edhe se ai i vitit 1991.
Sipas ish-kryeministrit, përballja e tij është me një “botë të stërfuqishme krimi” që, sipas tij, po kërcënon vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: A po e përdorni PD për tu mbrojtur në raport me çështjet tuaja për drejtësinë?
Sali Berisha: Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu. Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë 1 me shtetin, nga një propagandë antidemokratike.
