Dy të mitur janë proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme me një 12-vjeçare dhe i kanë postuar këto video në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb