Gazetari Gazment Saiti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të folur për situatën politike në Kosovë, kryesisht për konstituimin e Kuvendit.

Saiti thotë se opozita është e interesuar që Kosova të krijojë qeveri teknike dhe në zgjedhjet e vjeshtës vendore, të bëhen edhe ato ekzekutive. Saiti është i bindur se me këtë lëvizje, Vetëvendosja kalon në opozitë.

“Mendoj opozitës në Kosovë i intereson më shumë ngërçi i kontituimit të Kuvendit, sepse në kushtet ku është qeveria në detyrë, tentativa e saj për të krijuar Parlamentin e ri, është duke shkuar në regres. Zgjedhjet lokale i kemi në vjeshtë. Duke qenë se opozita e shtyn pafundësisht këtë lloj tentative të qeverisë, kjo e fundit është në rënie graduale, sepse çmimi i energjisë është rritur, skandalet e tjera po dalin çdo ditë. Në këto kushte, opozitës i intereson të shkojë me qeveri teknike. Po u arrit kjo, Lëvizja Vetëvendosja kalon në opozitë” – tha Saiti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb