Manjati i teknologjisë, Elon Musk, doli sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për largimin e tij nga administrata e Trump.
Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë daljes publike me Trump ishte syri i tij i nxirë. Musk u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me të.
Elon Musk tha se i biri i tij pesë vjeçar e ka goditur me grusht në fytyrë.
“I thashë tim biri hajde, më godit në fytyrë, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.
Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen e Musk, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme.
(BalkanWeb)
