Mesfushori francez, Paul Pogba, është shprehur se Interi do të fitojë Champions League kundër Paris Saint Germain. Sipas tij, zikaltërit do triumfojnë me rezultatin 2-1.

“Finalja e Champions League? Mendoj se Interi do të fitojë 2-1”- tha ish lojtari i Juventusit.

Një parashikim befasues që nuk pritet mirë tifozët parisien që ëndërrojnë Champions Leaguen e parë në historinë e tyre.

Finalja e Champions League luhet këtë të shtunë në Mynih.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb