Arbin Zejnullai është rinovimi i vetëm, që ka mbetur si çështje e hapur tek Egnatia. 26-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e triumfeve nga skuadra e Edlir Tetovës, ndërsa ka mbetur pa kontratë pas përfundimit të sezonit.

Dy lojtarë, Aleksi dhe Ndreca, që ishin në të njëjtin pozicion, tashmë kanë rinovuar. Aleksi do të jetë i rrogozhinasve për tre vitet e ardhshme, ndërsa Ndreca ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

Situata e Zejnullai është interesante. Për mesfushorin e kampionëve është shprehur interes nga Tirana dhe Dinamo. Të dyja klubet e kryeqytetit do e mirëprisnin mesfushorin e suksesshëm në skuadrën e tyre.

Zejnullai është pjesë e Egnatias nga vera e vitit 2022. Për disa ndeshje në pjesën e parë të sezont u preferua në stol, ndërsa në fundin e edicionit u rikthye në titullar të padiskutueshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb