Apple pritet të nxjerrë në treg në shtator telefonin i ri, iPhone 7. Ai pritet të ketë çmime të njëjta si iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

iPhone 7 do të ketë çmim prej më pak se 700 euro në versionin më të lirë, aq sa kushtoi edhe modeli iPhone 6S kur doli në treg.

Çmimi i njëjtë do të jetë edhe për telefonin më të fuqishëm, iPhone 7 Plus që do të kushtojë rreth 1000 euro, aq sa kushtoi edhe iPhone 6S Plus me 128 GB hapësirë të brendshme.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: