I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka reaguar ndaj qëndrimit të Hamasit për një propozim të fundit për armëpushim, duke e cilësuar atë si “plotësisht të papranueshëm” dhe pengesë për përparim në procesin e paqes.

Në një postim në platformën “X”, Witkoff deklaroi se Hamasi duhet të pranojë ofertën amerikane si bazë për bisedime të ndërmjetësuara, të cilat mund të nisin që javën e ardhshme.

Ai theksoi se kjo është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje armëpushimi 60-ditore, gjatë së cilës do të kthehen gjysma e pengjeve të gjalla dhe atyre të vrarë.

“Sapo të nisim bisedimet, do të kemi mundësi të diskutojmë në mënyrë të ndershme për një armëpushim të përhershëm”, tha Witkoff, duke shtuar se refuzimi i Hamasit e vështirëson tej mase këtë synim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: