Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Tale të Lezhës, mëngjesin e sotëm mund të ketë shkak gjakmarrjen. Kjo është pista kryesore që po heton grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje. Një vit më parë, viktimës Pjetër Kaza i vranë vëllanë në Belgjikë

Familjarët e gjetën viktimën të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia bëri me dije se trupi është konstatuar nga bashkëshortja e viktimës rrth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit, në Mirditë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb