Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, ka arrestuar një 31-vjeçar të huaj i cili shoqëronte një grup emigrantësh, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë, kundrejt pagesës.
Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit në vijën e gjelbër kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me FRONTEX, zhvilluan kontrolle intensive në zonat me risk.
(BalkanWeb)
