Indiana Pacers do të jetë finalistja e dytë e NBA, pasi siguroi suksesin në finalen e 6 ndaj new York me shifrat 125-108, duke mbyllur llogaritë me serine që shkon në 4-2.

Pas 25 vitesh skuadra e Indiana rikthehet të luajë në “The finals” për titullin kampion në NBA. Triumf i merituar e ekipit të Indiana, që e dominoi këtë finale dhe tregoi më shumë “uri” për titullin kampion në NBA, ku do të përballet me Oklahoma (kjo e fundit është kampione në Perëndim).

Vendimtar në triumfin e skuadrës vendase ishte Pascal Siakam, autor i 31 pikëve dhe lider në fushë për Indiana. Shtatë lojtarë të këtij ekipi, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë. Për New York, dyshja Anunoby-Towns realizoi 46 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.

Më 5 qershor, në Oklahoma, do të luhet finalja e parë për titullin kampion në NBA.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: