Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se vendi i tij do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me Rusinë, të planifikuar për të hënën në Stamboll. Në një mesazh në rrjetin social Telegram, ai konfirmoi se delegacioni ukrainas do të drejtohet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili ka qenë edhe në krye të negociatave të mëparshme.

Zelensky theksoi se, pas konsultimeve me drejtuesit më të lartë të shtetit, Ukraina ka përcaktuar pozicionet e saj për këtë takim, ku synimet kryesore do të jenë arritja e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, si dhe kthimi i të burgosurve dhe fëmijëve ukrainas që, sipas Kievit, janë rrëmbyer nga autoritetet ruse gjatë luftës.

Ky takim në Stamboll përfaqëson një përpjekje të re për të rifilluar procesin e dialogut mes dy vendeve, pas një periudhe të gjatë përshkallëzimi të luftimeve dhe tensioneve politike.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb