Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, ka refuzuar Italinë pas finales së Champions League. Pavarësisht se u ftua në skuadrën axurre për kualifikueset e Kupës së Botës, Acerbi zgjodhi të qëndrojë në shtëpi pas humbjes shkatërruese 5-0 të zikaltërve ndaj PSG, në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Ka qenë trajneri i Italisë, Spalleti që ka dhënë lajmin, në konferencë për shtyp.
“Açerbi nuk iu përgjigj ftesës. A është një refuzim polemizues? Mua më intereson të shkojmë të luajmë, është e qartë se me një lojtar si Açerbi kisha folur më parë, pastaj erdhën mesazhet e telefonatat, por unë nuk dua të mendoj asgjë përveçse për atë që më duhet të bëj.
Ai sot në mëngjes me çoi një mesazh që nuk do të marrë pjesë” – tha Spalleti.
