Tirana afron dhe largon afërsisht 19 lojtarë në sezon. Skuadra më e titulluar e Shqipërisë, në 11 sezonet e fundit, ia ka dalë që të afrojë 205 lojtarë dhe të largojë 213 futbollistë të tjerë.

Shkurt, një lëvizje shumë e madhe për ekipin 26 herë kampion të Shqipërisë. Me një llogari të thjeshtë, Tirana çdo sezon ndërtohet nga fillimi, pasi mesatarja e afrimeve dhe e largimeve është shumë e lartë.

Në fakt, edhe trajnerët e kanë prekur disa herë këtë temë, pasi çdo verë dhe janar skuadra rindërtohet, duke sjellë një problem për hartimin e një filozofie loje.

Një situatë që sigurisht nuk sjell stabilitet në grupin bardheblu. Mirëpo, trendi i afrimeve dhe i largimeve do të vazhdojë edhe këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb