Pas takimit me kreun e shtetit Antigua dhe Barbuda, Rodney Williams, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Pas takimit është bërë e ditur se nuk do të ketë konferencë për media.

Ministri i Jashtëm Mahmoud Thabit Kombo ka mbërritur në  Kosovë me ftesë të presidentes Osmani, për të marrë pjesë në Edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga data dy deri më tre qershor. /Kosovapress

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb