Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Hamasi po e refuzon ende propozimin e përfaqësuesit të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Sipas Netanyahut, Izraeli do të vijojë me operacionet e tij ushtarake në Gaza, me qëllim kthimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit. Edhe ministri i Jashtëm izraelit reagoi duke akuzuar Hamasin si fajtor për zgjatjen e konfliktit.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit është shprehur më herët se qeveria në Jerusalem e konsideron përgjigjen e Hamasit si një refuzim në praktikë të planit për paqe.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb