Presidenti francez, Emmanuel Macron ka pritur në Pallatin Presidencial, Elysse lojtarët dhe drejtuesit e PSG, ekipi fitues i Champions League në finalen e Mynihut përballë Interit. Triumfi i PSG ishte historik në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë për klube. Më herët, klubi parizien organizoi një paradë fitoreje në rrugët kryesore të qytetit dhe në stadium, ku mijëra tifozë dolën për të përshëndetur heronjtë e tyre. Një natë më parë në Paris u shënuan incidente të rënda me pasojë vdekjen e 2 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Të drejtuar nga Luis Enrique dhe pronari i klubit Nasser Al-Khelaifi, lojtarwt e PSG iu drejtuan dje pasdite Pallatit Elysse.

Në fund të videos, teksa po shkrepnin edhe një foto zyrtare, presidenti francez shihet teksa thërret edhe bashkëshorten Brigitte për t’iu bashkuar atyre.

Pas incidentit në avion, ku gjesti i Brigitte ndaj tij u duk si një shuplakë, presidenti francez po tregohet i kujdesshëm për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm.

Pas pritjes në Elysse, festa u spostua në stadiumin Parc de Princes, ku vijoi edhe parada e futbollistëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb