Serbia sfidon Shqipërinë me 7 qershor, në takimin që shkon për llogari të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Predrag Rajkovic, portieri i parë i ekipit serb do të jetë mungesa e madhe për kundërshtarët e kuqezinjve.

Rajkovic është i dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë në “Arenën Kombëtare”.
Në këto kushte, trajneri Stojkovic duhet të kërkojë për zgjidhje të tjera.

Sa i përket situatës në grup, tekniku do të shikojë nga afër gjendjen e lojtarëve, ndërsa në ditët e para të stërvitjes do provojë skema të ndryshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb