Këshilltari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si anëtar i këtij institucioni, pas konfirmimit të tij si deputet i zgjedhur në Qarkun Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në një shkresë zyrtare të datës 30 maj 2025, drejtuar Këshillit Bashkiak dhe për dijeni Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi deklaron:

“Pasi u kualifikova në listën fituese të Qarkut Tiranë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.”

Tedi Blushi ka qenë një nga figurat publike më të angazhuara të Partisë së Lirisë në kryeqytet, duke u dalluar për rolin e tij aktiv në çështjet e administrimit vendor dhe debatet politike brenda institucionit bashkiak.

Dorëheqja e tij hap rrugën për zëvendësimin e vendit vakant në Këshill, ndërsa Blushi pritet të marrë zyrtarisht detyrën si deputet në përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë.

Whatsapp Image 2025 06 02 At 12.04.46
Whatsapp Image 2025 06 02 At 12.04.46

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb