Pas fitores historike në Champions League, Gianluigi Donnarumma i ka lënë të hapura të gjitha hipotezat rreth të ardhmes së tij te Paris Saint-Germain.
“Nuk e di, do ta shohim në ditët në vijim. Tani po mendoj për ekipin kombëtar” – tha portieri, i intervistuar nga Sky.
Pavarësisht dëshirës së ndërsjellë për të vazhduar së bashku, negociatat për rinovimin kanë ngecur.
Në rast se gjërat nuk shkojnë mirë, Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester City janë pas dere. Donnarumma, i vetëdijshëm për vlerësimin e tij në treg, mund ta përdorë këtë si “levë”, për të detyruar PSG-së t’i përmirësojë kushtet ekomonike.
