Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Berberi i kërkoi GJKKO lirimin nga burgu, ku ndodhet tashmë prej 15 muajsh.
Sipas dyshimeve të SPAK, Evis Berberi ka favorizuar kompaninë e tij, duke i dhënë tendera publikë, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe rregullat e prokurimeve.
Në të njëjtin vendim, GJKKO ka refuzuar edhe lirimin e Valter Begajt, ortaku dhe bashkëpunëtori i Berberit në skemën e dyshuar të shpërdorimit të fondeve publike. Të dy akuzohen për “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.
