Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes  së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb