Përfaqësues të lartë të administratës së SHBA-së, Nancy VanHorn (e ngarkuara me Punë) dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në një postim në instagram të ambasadës amerikane mbi këtë aktivitet, krijimi i komandës vlerësohet si angazhim i fortë i Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s dhe bashkëpunim i ngushtë dhe i qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Mesazhi i plotë
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën sot pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ky aktivitet shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Krijimi i komandës nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s.
(BalkanWeb)
View this post on Instagram
(BalkanWeb)
