Tirana e mbylli kampionatin në vendin e tetë, por një nga faktorët e krizës së rezultateve është fakti se skuadra ka luajtur vetëm 10 nga 38 takimet në kryeqytet.

Kalendari, pa ndeshjet e Europës, llogariste 20 ndeshje si pritës dhe 18 si udhëtues. Fakt është që Tirana ka zhvilluar 27 takime jashtë Tiranës, dhe 11 në kryeqytet, përfshirë katër derbet. Në sezonin e ri, duket se bardheblutë kanë shansin të luajnë në kryeqytet, në stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”, derisa ky i fundit të prishet. Si fusha, dhe ambientet e brendshme janë rregulluar dhe në këto kushte, bardheblutë nuk kanë pse të migrojnë nëpër Shqipëri. Edhe klubi nuk do të paguante lart e poshtë, siç ka bërë këtë vit me 11 takime që si pritës i ka luajtur jashtë kryeqytetit.

PROBLEMET – Pas Partizanit dhe Dinamos që kaluan tronditje dhe nuk kishin stadium, tani është radha e Tiranës që ta shijojë ndjesinë e keqe të “renegatit” dhe të endet qytet më qytet të Shqipërisë për të luajtur futboll. Bardheblutë, duke mos llogaritur ndeshjet e Europës, janë kryeqytetit kanë luajtur 27 takime mes kampionatit, “play out”-it dhe Kupës së Shqipërisë. Kjo do të thotë se kanë udhëtuar rreth 4190 km nëpër Shqipëri, duke shkuar nga Korça, në Vlorë e duke dalë në Shkodër. Skuadra ka lëvizur më shumë se 1492 km jashtë llogaritjeve të fillimsezonit, me 11 takime nëpër Shqipëri. Transferta këto, të cilat i kanë shijuar tifozët, të cilët nuk kanë lënë qytet pa parë. Çuditë kanë qenë nga më të ndryshmet. Derbi me Dinamon është luajtur në Vlorë ose 300 km larg. Klasikja me Vllazninë u zhvillua në Lushnjë, ku Tirana u dënua për sjellje të tifozëve. Më e madhja ka qenë fakti se, për një sfidë me Laçin, ka udhëtuar deri në Korçë. Kupën e Shqipërisë, nga e cila u eliminua, skuadra bardheblu e luajti në Vorë.

ELBASANI DHE DURRËSI SI SHTËPIA E DYTË – Tirana e ka kthyer Elbasanin dhe Durrësin ose stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana” si një shtëpi të dytë. Pesë takime i ka luajtur në qytetin bregdetar, ndërsa në Elbasan janë luajtur shtatë ndeshje.gfdh

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb