Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin e ndodhur në në Bolder të Kolorados ku 8 persona u plagosën të dielën si pasojë e bombës që hodhi një 45-vjeçar duke bërtitur “Liri për Palestinën” gjatë një në kujtim të pengjeve izraelite që vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Në një postim në Truth Social Trump shkruan se sulmi i tmerrshëm i djeshëm në Boulder, Colorado, nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ai erdhi në pushtet nëpërmjet Politikës qesharake të Kufijve të Hapur të Bidenit, e cila e ka dëmtuar kaq keq vendin tonë. Ai duhet të largohet sipas Politikës “TRUMP”. Aktet e Terrorizmit do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të Ligjit. Ky është një tjetër shembull pse duhet t’i mbajmë kufijtë tanë të SIGURTË dhe të deportojmë radikalët e paligjshëm antiamerikanë nga atdheu ynë. Zemra ime është me viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme dhe me Popullin e Madh të Boulder, Colorado!”, shkruan Trump.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb