Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  “mbetet i gatshëm” të udhëtojë drejt Turqisë për një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentin rus , Vladimir Putin, tha të hënën zëdhënësja e tij, Carolyn Levitt.

“Presidenti i SHBA-së ka thënë tashmë se do të ishte gati nëse kjo do të ndodhte, por ai dëshiron që këta dy udhëheqës dhe të dyja palët të ulen së bashku në tryezën e negociatave”, u tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë gazetarëve, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sugjeroi përsëri një takim të tillë pas një takimi midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll të hënën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb