Interi zhgënjeu në finalen e Champions League pasi u mund 5-0 nga PSG. Mbrojtësi zikaltër, Bastoni, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ekipi vuajti për të arritur deri në finale, por që në fund dështoi totalisht. Ai gjithashtu kërkon mbështetjen e tifozëve në këtë moment të vështirë.
”Jemi të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë.Sepse e dimë rëndësinë e kësaj arritjeje për ekipin tonë, për klubin dhe për të gjithë tifozët që na kanë shoqëruar me pasion në çdo moment.
Tani më shumë se kurrë, e dimë sa e rëndësishme është t’ju ndiejmë në krahun tonë“- shkruajti ai.
